Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

by Nexhat

Është kërcënuar me shkarkim nga detyra e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, i cili kishte folur shqip në një konferencë për media, e jo maqedonisht, siç po ia kërkon kryeministri Mickoski dhe vartësit e tij.

Edhe përkundër kërcënimeve të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviç, se në seancën e ardhshme të qeverisë do të kërkojë shkarkimin e Arsim Idrizit nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, sepse në konferencë për media nuk ka folur në gjuhën maqedonase, Idrizi në një deklaratë dhënë RTK-së tha se në të gjitha komunikimet zyrtare do të vazhdojë të flasë në gjuhën shqipe.

banner

“Do të vazhdoj të flas shqip sepse këtë ma mundëson Kushtetuta dhe ligji. Si drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve më ka caktuar partia Alternativa, vetëm ajo e ka nën kompetencë këtë të drejtë, të më emërojë dhe të më shkarkojë”, tha Idrizi.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se ka folur me Idrizin dhe ka shprehur pritjen që “kjo të mos përsëritet”, në të kundërtën do të ketë shkarkim.

“Fola me të dhe nuk pres që kjo të ndodhë përsëri. Nëse ndodh, ai do të shkarkohet”, tha Mickoski.

Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik, ka shprehur shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat, sipas saj, Qeveria, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike.

Në Maqedoninë e Veriut, krahas asaj maqedonase, gjuha shqipe është zyrtare në vendbanimet ku shqiptarët përbëjnë së paku 20 për qind të popullsisë.

Ndërsa, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy