Kajtazi shpërndan deklaratën e VV’së kur e quante Rugovën kolaboracionist: Sot Kurti përkulet para varrit të tij

by Nexhat

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shpërndarë një fotografi të Kurtit dhe Gërvallës duke u përkulur te varri i Ibrahim Rugovës. Ai ka thënë se dikur VV thoshte se në varrimin e Rugovës s’kishte marrë pjesë as familja Jashari, as VV e as shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë “që e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi”.

“Veç shiheni çfare thoshte dikur Vetevendosje e Albin Kurtit per Ibrahim Rugoven teksa i drejtohej Hashim Thaçit: “Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty (Hashim Thaçi v.j.) dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash. Ai (Rugova) ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”.”, ka shkruar Kajtazi.

banner

Kajtazi ka shtuar se sot Kurti përkulet para varrit të Rugovës, por që dikur e quante NATO’n kolonizatore dhe e kundërshtoi pakon e Ahtisaarit.

“Sot kur Rugova nuk jeton me, ndersa Thaçi ndodhet ne burg me akuza absurde, Kurti qe mori gjithçka pa dhene asgje, madje duke e quajtur NATO-n kolonizatore dhe duke e kundershtuar projektin e pavaresise qe erdhi me pakon e Ahtisaarit, perkulet para varrit te Rugoves.”

Ai ka thënë se Kurti do të përkulej edhe para varrit të Thaçit, por sa është gjallë nuk ia njeh kontributin.

“Keshtu, me qejf do te perkulej edhe para varrit te Thaçit, por duke e ditur qe eshte gjalle, nuk ia njeh kontributin. Nga frika se mos po kthehet, ia kurizon edhe financat per mbrojtje ligjore. Çfare monstrumi politik qe nuk e ka pare Kosova asnjehere me pare. Ky eshte Albin Kurti!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy