KEK e shtyn sërish për një ditë afatin për lidhje të kontratave me biznese

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se e ka shtyrë edhe një ditë afatin për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit.

“Të nderuar konsumatorë, Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë: 13.06.2025. Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë. Për informata shtesë apo asistencë në procesin e lidhjes së kontratës, ju lutemi na kontaktoni: 📧 [email protected] 📞 0800 10600”

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy