KEK sqaron rolin e saj në furnizimin e përkohshëm me energji elektrike për bizneset

by engel

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka sqaruar të enjten rolin e saj në furnizimin e përkohshëm me energji elektrike për bizneset që ende nuk kanë zgjedhur një furnizues në tregun e lirë.

Në një njoftim për media, KEK ka bërë të ditur se furnizimi aktual bëhet në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF). Sipas këtij vendimi, KEK ka obligim ligjor të furnizojë konsumatorët për një periudhë maksimale deri në 60 ditë, derisa ata të nënshkruajnë kontrata me një furnizues në tregun e lirë.

banner

KEK: Furnizimi është një masë e përkohshme, jo garanci afatgjatë
KEK ka theksuar se ky furnizim nuk do të vazhdojë pafundësisht, por është një zgjidhje e përkohshme ligjore për bizneset që nuk kanë siguruar ende një furnizues privat.

“Është me rëndësi të theksohet se KEK nuk ka deklaruar se ky furnizim do të vazhdojë pavarësisht nëse kontratat si FMF lidhen apo jo. Është theksuar qartë se bëhet fjalë për një obligim të përkohshëm ligjor, dhe jo për ndonjë garanci afatgjatë furnizimi,” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK nis furnizimin automatik për konsumatorët e shkyçur nga KESCO
KEK ka bërë të ditur se nga 1 qershori 2025, ka filluar automatikisht furnizimi me energji për konsumatorët që janë shkyçur nga KESCO, si Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), dhe që ende nuk kanë zgjedhur një furnizues në tregun e lirë.

Në këtë kontekst, KEK u ka kërkuar përfaqësuesve të bizneseve që të nxisin anëtarët e tyre për të nënshkruar kontrata me KEK-un si FMF sa më shpejt, për të shmangur ndërprerjet në furnizim dhe për të siguruar përputhjen me rregullat e ZRRE-së dhe legjislacionin në fuqi.

Ky sqarim vjen në një moment kur shumë biznese janë në proces të tranzicionit drejt tregut të lirë të energjisë, një hap i rëndësishëm në reformimin e sektorit energjetik në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy