Koordinatori për luftimin e Krimit Ekonomik takohet me kryeprokurorin Isufaj – Flasin për thellimin e bashkëpunimit

by Nexhat

Sot, Blerim Isufaj, i cili është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, është takuar me Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Në takim që të dy këta kanë zhvilluar, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

banner

‘‘Takim për forcimin e luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj.

Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, shtohet se ata janë dakorduar për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave si dhe, mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale.

‘‘Palët ranë dakord për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave në kohë reale dhe mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale të këtyre rasteve. Z. Munishi dhe z. Isufaj theksuan rëndësinë e veprimit të përbashkët për të siguruar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e integritetit institucional, duke mbrojtur financat publike dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë’’, theksohet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy