Kosova e gatshme për Kampionatin Botëror të xhudos, tre garuesit synojnë medalje

by Nexhat

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë. Kjo pasi Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

banner

Kosova, i njohur si shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet me krenari nga Distria Krasniqi (-52kg),Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Distria Krasniqi do të ndeshet ditën e shtunë, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy