Macron kërkon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç pas incidentit tragjik në një shkollë në Francë

by engel

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar rregulla më të forta për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, duke paralajmëruar një nismë të re në nivel të Bashkimit Evropian. Komentet e tij vijnë pas therjes fatale të një punonjësi shkolle nga një nxënës 14-vjeçar në qytetin Nogent, në lindje të Francës.

“S’mund të presim gjatë. Nëse BE-ja nuk vepron, do të fillojmë menjëherë në Francë,” deklaroi Macron në një intervistë televizive për France 2, vetëm disa orë pas incidentit tragjik në shkollë.

banner

Sipas autoriteteve, viktima 31-vjeçare u sulmua me thikë gjatë një kontrolli të çantave për armë, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik dhe rindezi debatin për ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë.

Kryeministri François Bayrou nënvizoi në parlament se ky nuk është një rast i izoluar dhe e lidhi rritjen e dhunës në shkolla me ndikimin negativ të platformave digjitale.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Macron bëri thirrje për zbatim të teknologjive të verifikimit të moshës nga platformat, duke theksuar se kjo është e realizueshme dhe mbështetet nga ekspertët.

Ky propozim vjen në një kohë kur vende si Australia tashmë kanë miratuar ndalime të ngjashme, ndërsa Franca synon të udhëheqë debatin brenda BE-së për të mbrojtur më mirë të miturit në hapësirën digjitale./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy