Sipas një raportimi të fundit, Katy Perry dhe Orlando Bloom po përgatiten për një ndarje pas gati një dekade së bashku. Një burim i brendshëm ka deklaruar për Page Six se “është e mbaruar”, por çifti po pret që turneu i Katy-t të përfundojë para se të bëjnë ndarjen publike.
Problemet mes tyre duket se kanë nisur prej disa muajsh, kryesisht për shkak të zhgënjimit të Katy-t me pritjen e albumit të saj të fundit, ‘143’. Një burim tjetër për People ka thënë se stresi i madh i këngëtares ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Orlando, i cili ka qenë mbështetës, por tensioni mes tyre është rritur. Përveç kësaj, kritikat për turneun e saj kanë shtuar presionin mbi çiftin.
Raportimet tregojnë se Bloom ka kaluar kohë në Miami pa Katyn, duke nxitur spekulime mbi statusin e tyre. Çifti, që ka një vajzë 4-vjeçare, Daisy Dove. Çifti ishte ndarë edhe më parë në vitin 2017, por më vonë u ribashkuan.
Në një intervistë të vitit 2024 në podcast-in “Call Her Daddy”, Perry foli për vështirësitë e hershme të marrëdhënies së tyre, duke pranuar se nuk ishin të përkushtuar që nga dita e parë. Megjithatë, ajo ka theksuar se debatojnë shpesh, por i zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet.
Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti, por burimet tregojnë se ndarja është e pashmangshme dhe do të ndodhë pas përfundimit të turneut të Katy-t./The Hollywood Gosip