Në Ditën e Çlirimit, përkujtohet fillimi i misionit të KFOR-it në Kosovë — Rohde: “Një histori suksesi”

by engel

Sot shënohen 26 vjet nga fillimi i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, i njohur si KFOR, që nisi më 12 qershor 1999, menjëherë pas përfundimit të fushatës ajrore kundër regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit. Që prej atëherë, kjo datë është njohur në Kosovë si Dita e Paqes, që përkon me çlirimin e vendit dhe hyrjen e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Në këtë përvjetor, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “BlueSky”, ku ka cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson.
“Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”, citoi Rohde.

banner

Duke e vlerësuar misionin si të përmbushur, diplomati gjerman e quajti Kosovën një histori suksesi në rrugën drejt pavarësisë dhe stabilitetit.
“Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës,” theksoi ai.

KFOR-i vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë si garantues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy