Parandalohet kontrabandimi i 47 arkave me birrë nga Serbia

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar sot një rast të kontrabandës me mallra në rajonin e Gjilant.

Sipas një njoftimi për media, policia gjatë një pike vëzhgimi të terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm, komuna e Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë të tipit “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.

banner

Policia thotë se pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm.

Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës “Zaječarsko”, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb.

Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre.

Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy