Policia njofton për aksione kundër bixhozit të paligjshëm – Dhjetëra të arrestuar

by Nexhat

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se që nga fundi i muajit prill i këtij viti, janë realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm’’, prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

Nga policia është bërë e ditur se gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona, dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

banner

Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë,  në dy lokale të ndryshëm, ku në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme.

Komunikata:

Vazhdojnë aksionet kundër Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë,  në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar :

-5 aparate të lojërave të fatit,

– para të gatshme   si dhe është arrestuar një person,

ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur  sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy