Skandal në Ministrinë e Kulturës? Akuza për keqpërdorime dhe favore financiare

by engel

Gazetari hulumtues Lirim Mehmetaj ka publikuar një investigim që ngre dyshime të forta për parregullsi dhe abuzime në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në postimin e tij, Mehmetaj kritikon hapur ministrin Hajrullah Çeku, duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor për këto veprime të dyshuara korruptive.

Një nga çështjet më të theksuara në këtë investigim është dhënia e një burse prej 14 mijë eurosh për Dorina Deçanin, një zyrtare administrative në kabinetin e ministrit Çeku. Sipas Mehmetajt, ky financim është bërë nga vetë ministria ku ajo punon, nën pretekstin e “rritjes së kapaciteteve profesionale për të rinjtë”, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe kriteret e ndarjes së fondeve.

banner

Gazetari e sheh këtë rast si një simptomë të një problemi më të madh, duke ngritur alarmin për abuzime të mundshme me fondet publike nga zyrtarë të lartë të ministrisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy