21
Departamenti Amerikan i Shtetit ka apeluar qytetarët amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme që të monitorojnë lajmet dhe zhvillimet e fundit.
Kjo për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme.
Sipas Departamentit të Shtetit mjedisi i sigurisë mbetet kompleks.
“Për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt. Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë në Izrael dhe në rajonin e gjerë nevojën e vazhdueshme për kujdes dhe i inkurajojmë ata të monitorojnë lajmet për zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim