Thomas Frank, emërohet trajner i ri i Tottenhamit

by Nexhat

Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur, me klubin që ka konfirmuar ardhjen e tij përmes rrjeteve sociale. Trajneri danez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit deri në vitin 2028.

Frank i bashkohet Tottenhamit pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme me Brentford, ku punoi fillimisht si ndihmës trajner nga viti 2016 dhe më pas mori drejtimin e skuadrës

banner

Nën drejtimin e tij, Brentford u ngjit nga Championship në Ligën Premier, duke u konsoliduar si një skuadër konkurruese në elitën e futbollit anglez

Në stafin teknik të tij te Spurs do të përfshihen bashkëpunëtorët e tij të afërt nga Brentford: Justin Cochrane (ndihmës trajner), Chris Haslam (ndihmës trajner), Joe Newton (analist teknik). Gjithashtu, Andreas Georgson, që vjen nga Manchester United, do të bashkohet si ndihmës trajner i ekipit të parë.

Frank vjen si pasardhës i Ange Postecoglou, i cili u shkarkua pas një sezoni të zhgënjyeshëm në kampionat, ku Spurs e mbyllën në vendin e 17-të, pavarësisht se fituan Ligën e Evropës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy