Tragjedia e familjes nga Deçani: Dyshohet se nënë e djalë u mbytën në pishinë

by Nexhat

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.

Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

banner

“Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote  Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd  Elonit!”, ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

Gazeta Express ka kontaktuar me kryetarin Bashkim Ramosaj për të kuptuar rrethanat e vdekjes së dyfishtë.

Ai tha shkurt se dyshohet që “quni ka rënë në bazen (pishinë) dhe nëna ka hy me shpëtu….”, tha Ramosaj .

Express ka kontaktuar edhe policinë dhe është në pritje të informatave zyrtare për këtë rast.

Postimi i plotë i Ramosajt:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy