Një burrë është raportuar si i zhdukur të mërkurën pasdite në qytetin e Pejës, rreth orës 16:45. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas informacioneve zyrtare të transmetuara nga Klankosova.tv, ankuesi, një mashkull kosovar, ka raportuar mungesën e viktimës, po ashtu mashkull kosovar. Autoritetet kanë konfirmuar se në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar lënda e rastit dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.
“Me datën 11.06.2025 ora 16:45 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar mungesën e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi identitetin e personit të zhdukur apo rrethanat që mund të kenë çuar në këtë ngjarje. Policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion të dobishëm.