Llapi ka vazhduar me përforcime, teksa Hasan Hyseni është transferimi më i ri i tyre.
Anësori pati një sezon personal shumë të mirë me Feronikelin ’74, teksa ka nënshkruar kontratë me Llapin.
Njoftimi i plotë nga Llapi:
Mirë se vjen, Hasan Hyseni.
Hasan Hyseni pjesë e Llapit për edicionin 2025/26.
Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26.
26-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.
Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë
I njohur ndryshe si “Cani”, Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën tonë sulmuese për edicionin e ri.
“Cani” – mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, “Zahir Pajaziti”! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër!