100 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë gjatë viteve 2022–2023

by Nexhat

Rreth 100 mijë persona kanë humbur jetën në 35 vende evropiane si pasojë e valëve të të nxehtit gjatë viteve 2022 dhe 2023, sipas të dhënave më të fundit. Ky bilanc tragjik është një dëshmi e qartë e ndikimit në rritje që ndryshimet klimatike po ushtrojnë mbi shëndetin publik.

Statistikat tregojnë se Evropa është kontinenti që po përjeton ritmin më të shpejtë të ngrohjes globale. Përveç temperaturave ekstreme, rajoni po përballet gjithashtu me një rritje të dukshme të fenomeneve ekstreme klimatike, si përmbytjet. Sot, një në dhjetë qytetarë që jetojnë në zonat urbane evropiane ndodhet nën kërcënimin e këtyre rreziqeve, me një frekuencë që është 9 herë më e lartë se më parë.

banner

Që prej vitit 2020, katër nga pesë vitet e fundit janë renditur ndër më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë. Vlerësohet se deri në vitin 2030, 80% e popullsisë evropiane do të jetojë në zona urbane, çka shton më tej rreziqet shëndetësore dhe mjedisore

Viti 2024 tashmë po konsiderohet si më i nxehti në histori, në një periudhë ku rritja globale e temperaturave ka arritur nivele kritike prej +3°C, duke u përshkruar nga ekspertët si katastrofike

Këto ndryshime klimatike kanë pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin e njeriut, të cilat manifestohen përmes sëmundjeve respiratore, valëve të të nxehtit, infeksioneve, si dhe problemeve të shëndetit mendor.

Përballë kësaj situate alarmante, Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën ka ngritur një komision të posaçëm mbi klimën dhe shëndetin publik, me misionin për të transformuar politikat shëndetësore dhe për t’i bërë ato më rezistente ndaj kërcënimeve mjedisore në rritje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy