40-vjetori i Marrëveshjes së Shengenit, Gërvalla udhëton dejt Luksemburgut

by Nexhat

Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Xavier Bettel, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për në Luksemburg, për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Shengenit

Ceremonia do të mbahet të shtunën, më 14 qershor 2025, në Shengen, vend simbolik në historinë evropiane, ku katër dekada më parë u hodhën themelet e lëvizjes së lirë ndërmjet shteteve të Evropës.

banner

Në këtë ngjarje, në prani të Dukës së Madh të Luksemburgut, Henri, do marrin pjesë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, shteteve të shumta evropiane, shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të përurohen Muzeu Evropian i Shengenit dhe anija e restauruar Princesse Marie-Astrid Europa, vendi ku, më 1985, u nënshkrua Marrëveshja historike që shënoi fillimin e zonës së lëvizjes së lirë brenda Evropës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy