Albion Rrahmani viziton ish-klubin, tifozët shpresojnë në një rikthim të mundshëm

by jonzefaj

Albion Rrahmani më 12 qershor është shfaqur në stërvitjen e ekipit të tij të mëparshëm, Rapid Bukureșhti..

Prania e sulmuesit kosovar në kompleksin stërvitor ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve të klubit nga Giulești, të cilët kanë shpërthyer me komente e thirrje për rikthimin e ti

banner

“Vizitë surprizë në stërvitjen e mbrëmjes së sotme”, shkroi klubi rumun në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me një foto të Rrahmanit në ambientet e Rapidit.

Reagimet e tifozëve nuk munguan: “Mos e lini të ikë!, “Kthehu!”, “Qëndro edhe një sezon, shëno 30 gola dhe pastaj shko te Sparta Praga!”, “Kjo nuk është një vizitë rastësore”, “Hajde në shtëpi!” – ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve që shpresojnë ta shohin sërish golashënuesin kosovar me fanellën e kuqebardhëve.

Rrahmani, i cili aktualisht është pjesë e Sparta Pragës, ka lënë një përshtypje të thellë te Rapid gjatë qëndrimit të tij, dhe vizita e fundit ka rikthyer ëndrrat për një rikthim të bujshëm në Giuleșt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy