Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në “KallxoPërnime” ka folur rreth gjendjes në Kuvendin e Kosovës, ku edhe për tentativën e 31-të ka dështuar konstituimi.
Sipas Hazirit, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë nuk ka vullnet të bëj marrëveshje politike por në të njejtën kohë sipas tij po veprojnë në “dy binarë”.
Opozita në anën tjetër, sipas tij, janë të pafuqishëm.
“Po thonë që është çështje procedurale çështja e konstituimit të Kuvendit kurse natën po veprojnë për marrëveshje. Zotëri Limaj konfirmoi që kanë pasë marrëveshje parimore politike por që nuk është zbatu të nesërmen, po flasin edhe me deputetë individual. Ata që kanë kriju krizë, munden me sanu krizën. Ne të tjerët jemi të pafuqishëm për momentin, për shkak të frymës kushtetuese e rregullores së Kuvendit”, ka deklaruar Haziri.
I pyetur se përse LDK po refuzon bashkëpunim me LVV-në, Haziri thotë se partia e tij ka përvojë të bashkëpunimit me LVV-në në opozitë dhe në Qeverisje me Kurtin, dhe i kanë nxjerrë mësimet nga ai bashkëpunim.
Sipas Hazirit, mësimi ka qenë që Vetëvendosje ka prishur koalicionin me LDK-në, njëanshëm e Kurti ka bërë edhe shkarkime, gjëra të cilat sipas Hazirit nuk mund të ndodhin