20
Izraeli po deklaron se ka vrarë edhe Gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, kreun e programit të raketave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Sipas Associated Press, autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht vdekjen e tij, megjithëse lajmi ka kohë që po qarkullon në rrjete.
Hajizadeh konsiderohet një nga komandantët më të rëndësishëm të Gardës, dhe është i ngarkuar me mbikëqyrjen e arsenalit të raketave balistike të Iranit.