Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk kanë prishur së fundmi marrëdhëniet e tyre, ndërsa thumbat nuk munguan as në rrjetet sociale.
Për të shtuar një dozë humori në këtë situatë, komediani i njohur Jimmy Fallon realizoi një intervistë imagjinare me presidentin Trump, ku e pyet për arsyen e prishjes së raporteve me Musk-un.
Sigurisht, kjo nuk është një intervistë reale, por një montazh ku Fallon i bën pyetje Trumpit rreth Muskut dhe më pas përdor pamje nga intervistat e mëparshme televizive të presidentit, duke i përshtatur përgjigjet në mënyrë të mprehtë dhe qesharake për situatën aktuale.
Ky video-montazh ka shkaktuar të qeshura pa fund dhe është bërë viral në TikTok, duke arritur pothuajse 17 milionë shikime dhe 1.8 milionë pëlqime.
Përgjigjet dhe komentet e përdoruesve kanë qenë shumë pozitive, me shumë nga ata që e kanë parë duke u argëtuar nga kreativiteti i Fallon.