Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj kanë vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.
Në komunikatën e ZKM-së thuhet se, Kurti i ka njoftuar familjarët për përpjekjet e dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.
Po ashtu, aty thuhet se kryeministri në detyrë, familjarët i ka siguruar që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.
Komunikata:
Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut
Kamenicë, 13 qershor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.
Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.
Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.
