Lutfi Haziri i LDK-së e Faton Abdullahu i PDK-së kanë folur në “KallxoPërnime” për zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat janë caktuar më 12.10.2025.
Abdullahu thotë se ende nuk janë caktuar përfundimisht kandidatët për kryetarë të komunave, duke shtuar se duhen procedura.
Megjithatë ai ka konfirmuar se Uran Ismaili është kandidat për Prishtinë, “sipas të gjitha gjasave” është përgjigja e tij për kandidaturën e Agim Aliut në Ferizaj
Konfirmimin e dha edhe për Shaqir Totajn në Prizren, kurse për Mitrovicë tha se Bedri Hamza nuk kandidon.
“Jo, për Pejë sa e di unë nuk është vendos. Ende ka procedura, jemi në proces e sipër, duhet me u vendos mandej me dalë unë me tregu” – ka thënë Abdullahu.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në anën tjetër ka konfirmuar se në Prishtinë rikandidojnë me Përparim Ramën.
“Për Prizren është në proces, në Ferizaj është Visar Azemi, në Pejë është Gazi. Kryetarët e komunave tek ne vazhdojnë me qenë të njëjtit” – ka thënë Haziri.
Për Podujevë, Haziri tha se Ekrem Hyseni po ndërton procesin deri të vendos përfundimisht, për Vushtrrinë tha se është në proces.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12.10.2025.