Media iraniane raporton për 78 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur nga sulmet izraelite

by Nexhat

Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që kanë goditur zona të banuara në Iran, sipas medias iraniane të afërt me qeverinë, Nournews, raporton Reuters,

Sipas raportimeve, bombardimet kanë shënjestruar lagje civile dhe ndërtesa banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe një numër të lartë viktimash në radhët e popullsisë civile.

banner

Sulmi izraelit është cilësuar nga autoritetet iraniane si një “akt lufte”, ndërsa është bërë thirrje për reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet më vonë gjatë ditës me urgjencë për të diskutuar situatën dhe për të vlerësuar hapat e mëtejshëm diplomatikë për të shmangur një përshkallëzim të pakontrolluar në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy