Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi sot se formimi i shumicës parlamentare që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shumë i thjeshtë. Sipas tij duhen vetëm 19 votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për votat e tjera, kujdeset ai vet.
“Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhemi 61. Matematikën e dini edhe ju, edhe unë, edhe secili, këtu ka deputetë të Kosovës, pa Listën Serbe, që partitë e ish-opozitës e bëjnë 61-shin”, tha Krasniqi, pas dështimit të 31-të radhazi për të konstituuar Kuvendin.
Sipas Krasniqit, përgjegjësia që Kuvendi të dalë nga bllokada që ka paralizuar procesin institucional qëndron te deputetët e LDK-së.
“Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”, theksoi ai