Sveçla e Bahtiri pyeten për planin 15 pikësh të LDK’së, “nuk e kam lexuar”, “nuk ia vlen me lexu”

by informim peje

Deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Agim Bahtiri, thanë se nuk e kanë lexuar planin 15 pikësh të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për qeverinë e unitetit kombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse e kanë lexuar, Sveçla tha se s’ka pasë kohë, ndërsa Bahtiri tha se s’ia vlen.

banner

“Nuk e kam lexuar me të thënë të drejtën. S’kam pasë kohë”, tha Sveçla.

“A ia vlen me lexu?”, pyetën gazetarët.

“Patjetër”, e ktheu Sveçla.

Por, ndryshe u përgjigj bashkëpartiaku i tij, Agim Bahtiri.

“Valla nuk ia vlen hiç të lexohet”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy