Variant i ri i Covid-19 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi

by engel

Një variant i ri i Sars-CoV-2, nëntip i Omicron, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është një nga mutacionet që po monitorohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në Kosovë dhe Shqipëri nuk është identifikuar ende ky nëntip, edhe pse ka raste sporadike të të prekurve nga Covid-19.

banner

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino, ka konfirmuar se situata në vend është e qetë: “Në këtë periudhë ne nuk kemi rritje të infeksioneve respiratorë pasi po i monitorojmë. Ka raste të lehta, por shumë pak. Mbi 90% e testeve dalin negativ.”

Mutacioni i ri i Covid-19 përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë simptoma të lehta si dhimbje fyti, kollë e thatë, lodhje, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe shqetësime gastrointestinale. Megjithatë, nuk është raportuar të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes.

Bino ka theksuar se nuk ka vend për shqetësim, pasi ky variant, edhe në vendet ku është identifikuar, nuk ka shkaktuar raste të rënda që të kërkojnë hospitalizim. “Ne nuk e kemi identifikuar asnjë rast me këtë variant. Jemi duke monitoruar, por nuk ka vend për panik,” u shpreh ajo.

Ekspertët shëndetësorë vijojnë të mbajnë nën vëzhgim infeksionet respiratorë, ndërsa rekomandojnë që qytetarët të vijojnë të tregojnë kujdes dhe të ndjekin masat e higjienës për të minimizuar përhapjen e virusit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy