Agjenti i Nico Williams i konfirmon Barcelonës: Lojtari i “ÇMENDUR” për t’iu bashkuar klubit

by engel

Lajme të bujshme vijnë nga bota e merkatos, me sulmuesin e talentuar Nico Williams që duket se është më afër se kurrë kalimit te FC Barcelona. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, agjenti i lojtarit ka informuar drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, se Williams është “i çmendur” për t’iu bashkuar klubit katalanas.

Burime pranë negociatave bëjnë me dije se dëshira e lojtarit është aq e madhe sa ai është i gatshëm të transferohet “pa kërkuar asnjë garanci këtë herë”. Ky zhvillim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e Williams, i cili në të kaluarën ka pasur hezitime lidhur me lëvizjen e tij dhe minutazhin e mundshëm.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy