Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut, sot mbahet ceremonia shtetërore e rivarrimit të gjashtë dëshmorëve të rënë gjatë luftës, të cilët u eks-humuan nga varret ku pushuan për më shumë se dy dekada.
Ceremonia fillon në orën 10:00 dhe zhvillohet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, në prani të familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë.
Rivarrimi i tyre në Kompleksin Memorial në Vrellë përbën një akt simbolik dhe historik për nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Arkivolet me mbetjet mortore të gjashtë dëshmorëve janë përgatitur me kujdes dhe janë shoqëruar me protokoll të plotë ushtarak, si dhe me simbolet shtetërore dhe kombëtare.