Flakët përfshijnë ndërtesën 67-katëshe në Dubai Marina

by engel

Një zjarr masiv ka përfshirë të premten një ndërtesë 67-katëshe në Dubai Marina, duke detyruar evakuimin e gati 4,000 personave. Ky incident ka nxjerrë në pah shqetësime serioze lidhur me funksionimin e sistemeve të sigurisë, pasi qindra banorë kanë deklaruar se alarmet e zjarrit nuk kanë punuar.

Sipas një raporti të Khaleej Times, shumë prej banorëve mësuan për zjarrin vetëm pasi ndjenë erë tymi ose morën telefonata nga miqtë.

banner

Tymi i dendur që kishte mbushur shkallët detyroi disa banorë të përdornin ashensorët për t’u larguar, pavarësisht rrezikut që kjo paraqet gjatë zjarreve. Shumë prej tyre kaluan gjithë natën jashtë, derisa gjetën një vend për të qëndruar.

Një banor, i cili ndodhej në katin e 24-të me gruan e tij, rrëfeu për Khaleej Times: “Ishim në katin e 24-të me gruan time kur ndjemë diçka që digjej rreth orës 21:45.

Kontrolluam apartamentin tonë, por nuk gjetëm asgjë. Nga ballkoni, pamë zjarrfikësit dhe njerëzit jashtë.

Një mik telefonoi dhe tha se nuk mund të hynte për shkak të zjarrit. Siguria na tha të largoheshim vetëm kur i telefonuam ne ata.”

Ai shtoi: “Shkallët ishin shumë të mbushura me tym, kështu që përdorëm ashensorin, i cili punoi. Gruaja ime u ndje keq nga tymi. Pritëm jashtë për 45 minuta para se të shkonim në një hotel. Më vonë, pamë flakët edhe më lart. Ishte e frikshme.”

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe po shqyrtojnë pretendimet e banorëve lidhur me mosfunksionimin e alarmeve të zjarrit, një çështje që ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në ndërtesat e larta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy