Irani: Dialogu me SHBA-në i “pakuptimtë” pas sulmit izraelit, e ardhmja e bisedimeve bërthamore në pikëpyetje

by engel

Irani ka deklaruar se dialogu me Shtetet e Bashkuara për programin e tij bërthamor është bërë “i pakuptimtë” pas sulmit ushtarak më të madh të Izraelit kundër armikut të tij prej kohësh. Megjithatë, Teherani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara për të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, u citua të shtunën nga mediat shtetërore duke thënë: “Pala tjetër (SHBA) veproi në një mënyrë që e bën dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se negocion dhe në të njëjtën kohë ti lejon regjimit sionist (Izraelit) të shënjestrojë territorin e Iranit.”

banner

Baghaei shtoi se “është ende e paqartë se çfarë vendimi do të marrim të dielën në këtë drejtim.”

Ai akuzoi Izraelin se “arriti të ndikonte” në procesin diplomatik dhe theksoi se sulmi izraelit nuk do të kishte ndodhur pa lejen e Uashingtonit, duke akuzuar kështu Uashingtonin për mbështetjen e sulmit.

Më herët, Irani akuzoi SHBA-në se ishte bashkëpunëtore në sulmet e Izraelit, por Uashingtoni mohoi akuzën dhe i tha Teheranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të ishte “e mençur” të negocionte mbi programin e tij bërthamor.

Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran ishte caktuar të mbahej të dielën në Maskat, por mbetet e paqartë nëse do të vazhdojë pas sulmeve izraelite.

Irani mohon se programi i tij i pasurimit të uraniumit është për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre civilë, duke hedhur poshtë akuzat izraelite se po zhvillon fshehurazi armë bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha Reuters se ai dhe ekipi i tij kishin qenë në dijeni se sulmet izraelite po vinin, por ata ende shihnin hapësirë për një marrëveshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy