Izraeli deklaron se tashmë ka liri të plotë ajrore mbi Tehran 

by jonzefaj

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Kështu deklaroi Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF.

“Kemi vendosur liri ajrore veprimi nga perëndimi i Iranit deri në Teheran”, tha të shtunën zëdhënësi i IDF-së, Gjeneral Brigade Effie Defrin. “Pilotët e forcës sonë ajrore fluturuan për rreth 2 orë e gjysmë mbi Teheran, ndërsa dronët tonë janë në aksion për 24 orë në ditë, duke survejuar zonën dhe duke realizuar sulme e mbledhur informacion”, shtoi ai.

banner

Superioriteti në ajër lejoi Izraelin të sulmojë të premten Iranin, tha Defrin. Ai gjithashtu shpjegoi se rreth 70 avionë izraelitë goditën 40 objektiva rreth kryeqytetit iranian gjatë natës së kaluar.

Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Izraelit herët të shtunën, duke përmbyllur një natë shpërthimesh dhe sulmesh të ndërsjella mes dy vendeve, që shkaktuan shkatërrime në Tel Aviv dhe Teheran.

Konflikti i kahershëm mes Iranit dhe Izraelit është përshkallëzuar pas një sulmi të paprecedentë të Izraelit të premten në mëngjes ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane, ku u vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

• Sipas autoriteteve izraelite, tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane. Irani ka raportuar të paktën 78 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmet izraelite, shumica civilë.

• Ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi të shtunën se banorët e Teheranit “do të paguajnë një çmim të rëndë” dhe se kryeqyteti iranian “do të digjet” nëse Irani vazhdon me sulmet raketore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy