Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re, teksa sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dhe shkatërruar dhjetëra qendra të hedhjes së raketave balistike brenda territorit iranian. Pamjet e publikuara në rrjetin social “X” nga The Jerusalem Post tregojnë momentet e goditjes së këtyre objekteve ushtarake nga ajri.
Sipas raportimeve, Izraeli ka identifikuar qindra qendra raketash balistike dhe synon asgjësimin e tyre për të pamundësuar sulmet e mëtejshme iraniane ndaj territorit izraelit. Autoritetet izraelite kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për të neutralizuar një pjesë të raketave të lëshuara nga Irani, ndërsa tensionet mbeten të larta.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për qetësi dhe deeskalim të situatës, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të një konflikti të zgjeruar në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe rikthimin në tryezën e negociatave.
WATCH: IAF fighter jets destroy Iranian surface-to-surface missile launchers.
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) June 14, 2025
Live updates > >https://t.co/N1uk5msH0H pic.twitter.com/hYPSIxpjYu