Njoftim: Ndërprerje e furnizimit me ujë për Fushë Kosoven, Obiliqin, Drenasin dhe Lagjen Kalabria

by engel

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm nga fabrika “Shkabaj” do të ndërpritet përkohësisht, duke prekur qytetarët e Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe lagjes “Kalabria” në Prishtinë. Shkaku i kësaj ndërprerjeje janë punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit, të cilat kanë shkaktuar një nivel të lartë të turbullirave, duke e bërë të pamundur trajtimin e ujit për konsum.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, furnizimi me ujë në pjesët e tjera të Prishtinës do të ketë ndikim minimal. Autoritetet kanë theksuar se ndërprerja është e domosdoshme për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, duke u bazuar në standardet dhe teknologjinë e trajtimit të ujit që posedojnë.

banner

Ndërkohë, qytetarët e zonave të prekura pritet të përballen me vështirësi në furnizimin me ujë, ndërsa nuk është bërë e ditur një afat i saktë për rikthimin e normalitetit. KRU “Prishtina” ka apeluar për mirëkuptim dhe ka siguruar se po punon për të zgjidhur situatën sa më shpejt të jetë e mundur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy