Trump paralajmëron hetime ndaj Bruce Springsteen dhe Beyonce: Pretendon se kanë pranuar pagesa ilegale nga fushata e Kamala Harris

by engel

Donald Trump ka vazhduar me sulmet e tij verbale ndaj personaliteteve të njohura, duke shënjestruar këtë herë legjendën e rock-ut Bruce Springsteen dhe yllin e pop-it Beyonce, duke i akuzuar ata për pranimin e pagesave të paligjshme nga fushata e zëvendëspresidentes Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Këto pretendime vijnë tani pasi Trump fillimisht ofroi mbështetje për Joe Biden pas diagnozës së tij të kancerit, por shpejt u kthye te stili i tij i njohur i “trolling”-ut dhe përhapjes së teorive konspirative duke pretenduar se ai kishte vdekur dhe që, ky që shohim ne është një klonim.

banner

Sulmet e fundit të Trumpit, të shprehura në platformën e tij Truth Social të dielën në mbrëmje, ndjekin një sulm të paprovokuar ndaj Taylor Swift javën e kaluar. Obsesioni i tij i fundit duket se është goditja ndaj yjeve të mëdhenj, duke e konsideruar këtë më argëtuese sesa “detyrat e mërzitshme presidenciale”.

Qëndrimi anti-Springsteen i Trumpit filloi pasi legjenda e rock-ut e kritikoi atë në një intervistë. Tani, Trump ka zgjeruar akuzat e tij, duke pretenduar se si Beyonce ashtu edhe Springsteen kanë pranuar pagesa të paligjshme nga fushata e Harris.

Në postimet e tij, Trump shkroi me shkronja të mëdha: “SA I PAGOI KAMALA HARRIS BRUCE SPRINGSTEEN PËR PERFORMANCËN E TIJ TË DOBËT GJATË FUSHATËS SË SAJ PËR PRESIDENT? PSE E PRANOI KËTO PARA NËSE ËSHTË NJË FANS I TILLË I SAJ? A NUK ËSHTË KY NJË KONTRIBUT I MADH DHE I PALIGJSHËM FUSHATE? PO BEYONCÉ? …DHE SA U DHANË OPRAS DHE BONOS???” Ai vazhdoi duke deklaruar se do të kërkojë “një hetim të madh për këtë çështje”, duke pretenduar se “Kandidatët nuk lejohen të paguajnë për MIRATIME, gjë që bëri Kamala, nën petkun e pagesës për argëtim.”

Më pas, Trump pretendime se Beyonce u pagua 11 milionë dollarë “për të shkelur për pak çaste në një skenë, vetëm për të MBËSHTETUR KAMALËN, dhe për t’u larguar me brohoritje të larta për të mos performuar fare, AS NJË KËNGË”. Ai e quajti këtë “NJË MASHTRIM ZGJEDHOR I PALIGJSHËM NË NIVELIN MË TË LARTË” dhe “NJË KONTRIBUT I PALIGJSHËM FUSHATE”, duke shtuar se “BRUCE SPRINGSTEEN, OPRAH, BONO DHE, NDOSHTA, SHUMË TË TJERË, KANË SHUMË PËR TË SHPJEGUAR!!!”

Megjithatë, Newsweek raporton se të dhënat e Komitetit Federal të Zgjedhjeve nuk tregojnë një pagesë prej 11 milionë dollarësh për Beyonce. Ende nuk dihet nëse ky hetim i kërkuar nga Trump do të materializohet, apo do të mbetet një tjetër pretendim i paverifikuar, si “pa taksa mbi bakshishet” ose Kanadaja si shteti i 51-të.

Vëzhguesit politikë shpesh e interpretojnë këtë retorikë të Trumpit si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë e tij dhe për të mbajtur vëmendjen publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy