Venera Lumani dhe Lind Islami: Ardhja e Drinit dhe emocionet e papërshkrueshme të qenurit prind

by engel

Çifti i njohur i muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë ndarë për herë të parë me publikun emocionet e forta që shoqëruan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, vogëlushit Drin. Të ftuar së fundmi në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në TV Klan, ata rrëfyen me pasion ndjesitë dhe përjetimet e tyre si prindër të rinj.

Teksa çifti po shijon dashurinë dhe ndjenjat e thella që ka sjellë prindërimi, ata theksuan se përveç gëzimit të pafund, kjo fazë e re ka sjellë edhe shumë sfida. Megjithatë, në këtë rrugëtim të ri, ata tregojnë se si së bashku mbështesin njëri-tjetrin për të ndërtuar një botë të re rreth Drinit.

banner

Gjatë bisedës me Alketa Vejsiun, çifti ndau detaje nga ky kapitull i ri i jetës së tyre:

Alketa Vejsiu: Cili është momenti juaj më i bukur i dashurisë?

Venera Lumani: Meqë është e freskët fare, mendoj se momenti më i bukur do të ishte ardhja e Drinit në jetë, mendoj që po.

Alketa Vejsiu: Lindi ishte në dhomën e lindjes, apo nuk e përballove dot?

Lind Islami: Nuk lejohej në fakt dhe nuk besoj se do e përballoja dot, sepse isha shumë i emocionuar atë ditë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy