Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën e Botës për Klube.
Të parët që rrezikuan ishin mysafirët me anë të Julian Alvarez në minutën e tretë, por goditja e argjentinasit përfundoi jashtë portës.
PSG-ja kaloi në avantazh në minutën e 19-të përmes Fabian Ruiz, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Antoine Griezmann lëshoi një mundësi të artë për të barazuar shifrat, me topin që përfundoi në duart e Donnarummas.

Menjëherë në aksionin vijues PSG ia doli të shënojë edhe golin e dytë pas një kundërsulmi me anë të Vitinhas që realizoi për 2-0.
Në minutën e 50-të Kvaratskhelia pati mundësinë ta mbyllë çështjen e fituesit, por goditja e tij me devijimin e Oblak përfundoi në traversë.
Atletico Madridi gjeti golin në minutën e 51-të me anë të Giuliano Simeones, por ai u anulua pas rishikimit në VAR për goditje dënimi gjatë aksionit.

Në minutën e 78-të Atletico Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Clement Lenglet.
Alexander Sorloth shpërdoroi një tjetër rast të pastër shënimi për Atleticon, duke mos realizuar nga afërsia në minutën e 82-të.
Për rezultatin 3-0 u përkujdes Senny Mayulu i cili shënoi pas asistimit nga Ibrahima Mbaye, teksa për epilogun përfundimtar 4-0 realizoi Vitinha në minutën e 95-të nga penalltia.
PSG-ja ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Botafogos, teksa Atletico Madridi do të përballet me Seattle