BDI: Instalacione të ‘Botës Serbe’ brenda Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride, siç i quan ajo të të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të cilat në mënyrë publike dhe me kapacitet të plotë institucional, në emër të vetë Qeverisë, promovojnë dhe mbrojnë narrativat ruse në vend.

“Ky precedent përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilat deri më sot kanë votuar rregullisht edhe përfaqësuesit tanë”, thuhet nuk komunikatën e BDI-së.

banner

Sipas saj, mbrojtja nga manipulimet dhe ndikimet malinje ruse është identifikuar, verifikuar dhe vlerësuar nga vetë NATO si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj procesit të vendimmarrjes politike në vendet anëtare, dhe si rrezik serioz për unitetin e Aleancës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është zotuar ndaj aleatëve të saj që do të vërë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat në mbrojtje nga këto ndikime, jo vetëm brenda territorit të vet, por edhe si partnere aktive në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zëvendëskryeministri, i cili në mënyrë ironike është përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe që urdhëron shkarkimin e shqiptarëve nga pozita të larta në administratë, gëzon qartazi mbështetjen e Kryeministrit Hristijan Mickoski për të gjitha veprimet e tij , diçka që e kemi parë më herët kur ndante “kartonë të verdhë” për shqiptarët që i kishte shënjestruar Stoilkovik si “të pjekur” për t’u shkarkuar”, thuhet në komunikatë.

BDI thotë se, në incidentin e fundit, Stoilkovik paraqiti Qeverinë duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera partnere strategjike të tyre, por edhe me një numër të madh të instalacioneve vendore të botës serbe dhe ruse, në mbrojtje të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Edhe në këtë rast, Kryeministri u shfaq në rolin e relativizuesit të këtij trendi të rrezikshëm, duke u vënë sërish në mbrojtje të të preferuarit të tij në Qeveri. Qëndrimi aktual i Qeverisë paraqet një precedent të rrezikshëm, përmes të cilit po tentohet “normalizimi” i një ndryshimi të politikës zyrtare të shtetit , me synimin për t’u larguar nga orientimi i qartë euroatlantik dhe për t’iu afruar qendrave alternative të fuqisë politike, të udhëhequra nga Pekini dhe Moska”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe “Bota Serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy