Berisha: Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar

by Nexhat

Sali Berisha ka thënë se “diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit” po shkon drejt fundit të merituar.

“Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.”

banner

Ai ka shtuar Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejt i regjimit të Ajetullahëve shënon çlirimin e një kombi të madh dhe fitore për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

“Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy