“Ëndrra ime ishte San Siro” – dy arsye se pse Milani e ka më të lehtë ta bindë Ardon Jasharin

by Nexhat

Milani është në pozita të favorshme për të bindur mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari, që t’u bashkohet “Rossonerëve” këtë verë – dhe jo rastësisht.

Reprezentuesi i Zvicrës ka zbuluar se është tifoz i Milanit që nga fëmijëria, gjë që mund ta lehtësojë transferimin, pavarësisht konkurrencës së fortë nga klube si Manchester City dhe PSG.

banner

Jashari, i cili feston 23-vjetorin muajin tjetër, është një nga mesfushorët më premtues të futbollit evropian dhe ka rënë në radarët e disa gjigantëve pas paraqitjeve të forta me Club Brugge. Por Milani ka një avantazh emocional.

Jashari, i cili feston 23-vjetorin muajin tjetër, është një nga mesfushorët më premtues të futbollit evropian dhe ka rënë në radarët e disa gjigantëve pas paraqitjeve të forta me Club Brugge. Por Milani ka një avantazh emocional.

“Ëndrra ime u bë realitet,” tha Jashari për mediat belge HLN, duke kujtuar emocionin e madh kur u përball me Milanin në “San Siro” gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin 2024/25.

“Në pjesën e dytë, ngrita kokën dhe pashë Curva Sud – një mur i kuq e zi përpara meje. Isha shumë krenar. Mendova për nënën, familjen time… Kur isha tetë vjeç, shkuam të shikonim ndeshjen Milan–Barcelona. Që atëherë, ëndrra ime ishte të luaja në këtë stadium – dhe ja ku isha”, deklaroi mesfushori shqiptar.

Tani ai ka mundësinë ta bëjë “La Scala del Calcio” shtëpinë e tij të përhershme. Sipas Sky Sport Italia, Milani është tashmë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit, të cilët janë shqiptarë – dhe kjo përkon në mënyrë perfekte me profilin e drejtorit të ri sportiv të klubit, Igli Tare.

Tare është njohës i mirë i tregut shqiptar dhe i ka hapur rrugë kontakteve të para për një marrëveshje

Klubi belg po kërkon 33 milionë euro për kartonin e Jasharit, ndërsa oferta fillestare e Milanit pritet të jetë në vlerën e 28 milionë eurove. Negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Jashari shquhet për teknikën, vrapimin dhe shpirtin luftarak – tipare që përputhen me frymën tradicionale të mesfushës së Milanit.

Dhe për një tifoz të kuqezinjve që nga fëmijëria, ky transferim mund të jetë shumë më tepër se një lëvizje karriere – mund të jetë përmbushja e një ëndrre të vjetër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy