KRU “Prishtina” ka njoftuar se impianti në Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.
“Të nderuar konsumatorë! Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.”
Në njoftim thuhet se furnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja.
“Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani. Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj!”