Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës

by Nexhat

Pas dështimit për herën e 32-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Paris Guri.

Guri tha se moskonstituimi edhe pas gjithë kësaj kohe është i papranueshëm, derisa theksoi se e papranueshme mbetet edhe mungesa e deputetëve në seancë.

banner

“Është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendit, VV dhe kryeministri në detyrë përveç që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ata nuk kanë interes as në pjesëmarrje. Kështu që është shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë ne seancat e Kuvendit”, tha Guri,

Ndryshe, Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy