Shkruan: Ahmet ASANI
Po jetojmë në një kohë që, pa drojë, mund ta quaj kohë të kthimit prapa! Kur them prapa, nuk e kam fjalën vetëm për kohën, por për zhbërjen e vlerave njerëzore, familjare e kombëtare që dikur na mbanin të fortë si familje dhe si bashkësi.
Kjo përmbysje e heshtur e raporteve brenda familjes po krijon një matriarkat të ri, një matriarkat që nis nga dhoma e gjumit, kalon te kuzhina dhe përfundon te marrëdhëniet farefisnore.
▪︎ Koha është ta pranojmë realitetin, që nuk duhet të luftojmë për ta kthyer patriarkatin e vjetër, por as të lejojmë të humbin vlerat familjare të ndërtuara ndër shekuj.
▪︎ Ajo që mund të bëjnë çiftet e reja është të kultivojnë respektin për prindërit e të dy palëve, sepse, në fund të fundit, nuk ka rëndësi kush mban më shumë pushtet, por kush jep më shumë dashuri dhe mirëkuptim.
▪︎ Le të shërbejë ky artikull si një ftesë për reflektim, për të kuptuar: a jemi duke ndërtuar apo duke shembur familje? A jemi duke përparuar apo duke bërë një kthim mbrapsht në një matriarkat të ri që vë në hije gjithçka që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë?