Livia Brunga: Jam shumë e lidhur me Kosovën, më pëlqen shumë

by Nexhat

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer”.

Ajo ka folur për lidhshmërinë e saj me Kosovën dhe si ndihet kur vjen në vend.

banner

“Unë jam shumë e lidhur me Kosovën, sepse siç e kam thënë shpesh, kam një pjesë të familjes nga Kosova”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Dhe këtu ndihem shumë në shtëpi. Unë jam veriore dhe po ndihem në shtëpi, pra më pëlqen shumë”.

Ish-banorja shtoi po ashtu se shumë kosovarë i shkruajnë dhe i japin komente të mira lidhur me energjinë e saj pozitive.

E njëjta mori vëmendje të madhe muajve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother të Shqipërisë.

Ajo pati një energji të mirë brenda, bëri rrëfime të shumta e krijoi situata të ndryshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy