Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, duke njoftuar se vendi ynë do të përfshihet nga mot kryesisht i kthjellët, me temperatura të larta .
Sipas IHMK-së, në pjesën më të madhe të javës do të mbizotërojë dielli dhe vranësira të pakta, ndërsa reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten – kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurtra me intensitet të ulët dhe në zona të kufizuara gjeografike.
Detajet për pesë ditë:
E hënë: Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të lëvizin nga 10°C në mëngjes deri në 29°C në mesditë.
E martë: Diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat: 11–14°C në mëngjes dhe deri në 28°C në mesditë. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri në 9 m/s.
E mërkurë: Vazhdojnë kushtet e ngjashme – mot me diell dhe vranësira, me mundësi reshjesh të izoluara në disa zona. Temperaturat: 10–13°C minimalja dhe 27–29°C maksimalja.
E enjte: Parashikohet të jetë dita më stabile e javës, pa reshje dhe me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të mbesin në nivele të larta.
E premte: Rikthehen mundësitë për riga të shkurtra shiu, të përqendruara në disa rajone. Përndryshe, moti mbetet i ngrohtë dhe me diell