Netanyahu për Fox News: Izraeli i vendosur të ndalojë Iranin – “Nuk do ta lejojmë një regjim të çmendur të armatoset me bomba bërthamore”

by engel

Në një intervistë ekskluzive për Fox News, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu foli me tone të ashpra për përplasjen e re të armatosur midis Izraelit dhe Iranit, duke bërë të qartë se qëllimi i ofensivës izraelite është shkatërrimi total i kapaciteteve bërthamore dhe balistike të Iranit.

“Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që një regjim si ai i Iranit të pajiset me bomba bërthamore dhe raketa balistike me rreze të gjatë. Ata nuk do t’i përdornin vetëm kundër Izraelit, por edhe kundër vendeve tjera paqësore në rajon dhe më gjerë,” u shpreh Netanyahu.

banner

Sipas tij, Irani jo vetëm që po përpiqet të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë, por planifikon edhe t’ua dorëzojë ato grupeve të proxy-ve si Hamas, Hezbollah dhe Huti, me qëllim që të përdoren kundër vendeve demokratike në Lindjen e Mesme dhe përtej saj.

“Të gjitha informacionet e shërbimeve tona na detyruan të veprojmë menjëherë! Irani nuk kishte më shumë se 9 deri në 13 muaj për të përfunduar armët bërthamore. Ata po blinin kohë dhe po rritnin prodhimin – deri në 3000 raketa balistike në vit dhe të paktën 9 bomba bërthamore”, tha Netanyahu.

Ai konfirmoi gjithashtu koordinim të vazhdueshëm me ish-Presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se “kemi një shkëmbim të ngushtë informacioni strategjik për të ndalur Iranin drejt synimeve të tij terroriste.”

Lidhur me zhvillimet në terren, Netanyahu deklaroi se forcat ajrore izraelite kanë shkatërruar pothuajse të gjitha bateritë e mbrojtjes ajrore të Iranit dhe se aktualisht avionët ushtarakë të Izraelit kanë “hapësirë të lirë për të goditur të gjitha pikat strategjike brenda Iranit.”

Në fund, ai bëri edhe një thirrje për popullin iranian: “Edhe vetë qytetarët e Iranit duhet të ngrihen kundër këtij regjimi represiv. Ata janë të shtypur, të kontrolluar në çdo aspekt të jetës – nga të drejtat e grave, te liria akademike dhe liria e fjalës.”

Netanyahu përfundoi intervistën me një mesazh të qartë: “Ne jemi të përkushtuar ta çojmë deri në fund këtë betejë. Nuk do ta lejojmë një regjim të çmendur që të forcohet dhe të kërcënojë botën demokratike.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy