“Njerëzit po vrapojnë të tmerruar”, Izraeli nën alarm, raketat iraniane përshkojnë qiellin mbi Tel Aviv dhe Jerusalem

by Nexhat

Jerusalemi dhe Tel Avivi janë tronditur sërish mbrëmjen e sotme, teksa sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë vazhdimisht në qytet, ndërsa Izraeli përballet me një tjetër valë raketash të lëshuara nga Irani

Sipas raportimeve nga Sky News njerëzit vrapojnë drejt bunkerëve, të tmerruar dhe në kërkim të sigurisë

banner

Pamje të raketave janë raportuar edhe mbi Tel Aviv, ku silueta të ndritshme janë parë duke kaluar nëpër qiellin e natës. Kjo shënon përshkallëzimin më të fundit të një krize që ka hyrë tashmë në ditën e tretë të bombardimeve të ndërsjella.

Izraeli ka vijuar ofensivën e tij ajrore në të gjithë territorin iranian, ndërsa rajoni përgatitet për një konflikt që pritet të zgjatet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy