Oferta nga Anglia për Di Gregorion, por Juventusi nuk dëshiron të ndahet me portierin

by Nexhat

Portieri italian Michele Di Gregorio u bashkua me Juventusin verën e kaluar nga Monza, fillimisht në huazim për 4.5 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 14.3 milionë eurosh.

Në një sezon të trazuar për “Zonjën e Vjetër”, ai u shndërrua në një nga pikat më të qëndrueshme të ekipit.

banner

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, 27-vjeçari ka arritur një kulm të ri në vlerën e tij të tregut dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Sipas mediave italiane, disa skuadra të Ligës Premier, përfshirë Manchester Cityn, po monitorojnë situatën e Di Gregorios dhe po shqyrtojnë një ofertë të mundshme për të.

Megjithatë, ka dy pengesa kryesore, dëshira e vetë portierit për të qëndruar te Juventusi dhe qëndrimi i vendosur i klubit për ta mbajtur atë në Torino.

Juventusi e sheh Di Gregorion si pjesë kyçe të projektit të ardhshëm dhe nuk ka ndërmend të negociojë për shitjen e tij këtë verë.

Statistikat e sezonit janë mbresëlënëse: ai ka luajtur 43 ndeshje, ka pranuar 41 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur në 18 prej tyre.

Për momentin, duket se Di Gregorio do të vazhdojë të jetë gardiani i portës së Juventusit, pavarësisht interesit që po vjen nga Anglia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy